Frikë nga arrestimi, ylli i NBA udhëtoi për herë të parë jashtë Amerikës pas 3 vitesh

27 Dhjetor 2019
11:01
Telesport
back button

Skuadra e Boston fitoi 118-102 ndaj Toronto, në fushën e këtij të fundit, një ndeshje që nuk ishte e lehtë për basketbollistin turk Enes Kanter. I konsideruar si “armik i shtetit turk” nga presidenti Erdogan, lojtari shtatlartë që luan me Boston Celtics, luante për herë të parë jashtë Amerikës pas 3 vitesh.

Në adresë të Kanter ekziston një urdhër arresti ndërkombëtar, që nuk lejon lojtarin të udhëtojë jashtë Amerikës, nga frika e arrestimit. Gjithsesi, këtë herë basketbollisti udhëtoi me skuadrën e tij në Kanada, pasi kishte marë garanci për jetën nga kryeministri kanadez.

Dua të falënderoj kryeministrin kanadez Trudeau, për mbështetjen dhe garancitë që më dha për këtë udhëtim në Toronto për ndeshjen e NBA-së”, tha Kanter, që në fushë zbriti me një palë atlete ku ishte shkruar “freedom” (Liri) dhe një bluzë ku shkruhej “freedom for all” (Liri për të gjithë).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit