Frikë për lojtarin e Bayern, përfshihet në aksident të frikshëm

31 Mars 2020
20:51
Eraldo Harlicaj
back button

Jerome Boateng nuk ka kaluar një sezon të mirë te Bayern Munchen. Drejtuesit donin ta largonin në merkaton e verës dhe të janarit, por mbrojtësi qëndroi me forcë dhe nuk pranoi largimin. 

Arsyeja është e thjeshtë, rroga e tij e majme. Jeta private po ashtu nuk ka shkuar shumë mirë, pasi së fundmi futbollisti është përfshirë në një aksident mobilistik. 

Ai u përplas në autostradën Mynih-Lajpzig, pasi po udhëtonte për të takuar djalin. Mbrojtësi humbi kontrollin e makinës dhe mjeti u përplas në barrierat mbrojtëse. Fatmirësisht, futbollisti nuk ka lëndime, por makina e tij është shkatërruar. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit