Ftesa e Ronaldos, ngjashmëritë me Nedved dhe Ibrahimovic; Raiola zbërthen de Ligt!

17 Korrik 2019
9:38
back button

Telenovela “Matthijs de Ligt” ka mbërritur në serinë e fundit. Tashmë është në Torino dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet si lojtar i Juventusit. Për të gjithë procesin e negocimit dhe ndodhitë u ndal të flasë agjenti i tij, Mino Raiola, i cili sqaroi disa çështje kryesore.

Juve e kërkoi më shumë? “Nuk është çështja se kush e kërkoi më shumë, por ekipi që i përshtatet më mirë atij. Për një mbrojtës, të shkojë në Itali është e rëndësishme. Ai mund të mësojë të bëhet numri një në botë. Për karrierën e tij është i nevojshëm ky hap. Ai mund të mësojë të jetë numri një në nivel të lartë. Për shpirtin dhe punën që bën, ngjan me Nedved, për mentalitetin më kujton Ibrahimovic.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit