Fundjava e garës së Cmimit të Madh të Brazil në Formula 1, që zhvillohet në pistën e Interlagos, nuk ka nisur ashtu si duhet për 3 herë kampionin e botës Max Verstappen.
Piloti holandez i Red Bull është penalizzar me 5 pozicione për garën e së dielës. Ai ka ndërruar një komponent endotermik të motorit të makinës së tij.
Për pasojë, sipas rregullores, Verstappen do të humbasë 5 pozicione në startin e garës së ditës së diel. Ky penalitet nuk vlen për garën sprint që do të zhvillohet të shtunën.
Kështu, kryesuesi i botërorit, do ta nisë garën ditën e diel të paktën nga vendi i gjashtë, gjithnjë nëse arrin të japë kohën më të shpejtë në provat zyrtare.