Pak orë para duelit të madh të peshave të rënda në boks mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk, mbrëmjen e sotme në Riad të Arabisë Saudite, dy boksierët kanë kryer peshimet zyrtare.
Gjithcka ka shkuar qetësisht, pa përplasje fizike apo fyerje. Madje boksierët as nuk qëndruan ballë për ballë. Ata qëndruan të veshur gjatë kohës së peshimeve dhe ia kanë lënë gjithcka ringut.
Tyson Fury peshonte 127kg, shumë më tepër se sa në sfidën e parë. Ai ishte 25kg më shumë se Usyk, që peshonte 102kg. Differenca shumë të mëdha në peshë mes dy boksierëve, me Fury që duket se ka një strategji tjetër nga sfida e parë.
Ndërkohë, stafi i Usyk ka ngritur pretendime se Fury duhet të heqë mjekrën. Sipas tyre, mjekra e britanikut është shumë e madhe dhe duhet ta shkurtojë atë. Stafi i Fury ka hedhur poshtë pretendimet.