Fury provokon Joshua: Po mban titujt peng, atë e mposht edhe Usyk

23 Shtator 2020
9:36
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) i ka kërkuar patriotit të tij Anthony Joshua, kampioni tjetër i botës (IBF, WBA, WBO) që të heqë dorë nga titulli i kategorisë WBO. Për titullin e kësaj kategorie, Joshua duhet të duelojë ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk, i mandatuar nga WBO.

Sipas Fury, kjo sfidë mes Joshua dhe Usuk do të fitohet nga ukrainasi, ndaj është më mirë për Joshua të heqë dorë se sa të turpërohet në ring. “Unë i sugjeroj të heqë dorë nga titujt, t’i nxjerrë vakant, se sa të turpërohet duke i humbur ato. Le të lërë të tjerët të duelojnë për titujt, mos t’i mbajë ato peng”, tha Fury.

Më tej, Fury tha: “Unë nuk dua që titujt e Joshua të m’i marrë dikush tjetër, dua që ato ti rrëmbej unë. E ftoj të vijë dhe të duelojë me mua. Usyk është boksier i mirë dhe nëse duelon me Joshua mund të shpallet kampion bote, duke përsëritur atë që Ruiz bëri me Joshua vitin e kaluar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit