Fury provokon Usyk: U dorëzua nga një goditje në brez, një ku*vë që s’ka këllqe të duelojë me mua

8 Shtator 2023
12:32
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC), në një konferencë shtypi që zhvilloi sot në prag të duelit të 2 tetorit ndaj Francis Ngannou, e ka vënë në dyshim një përballje të mundshme ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk. Kjo sfidë do të unifikonte titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Do ta fitorja shumë lehtë me KO duelin ndaj Usyk. Ai e futi në shishe, kur Dubois e goditi me një goditje të ulët. Ai rrotullohej mbi telajo duke klithur si ku*vë. Unë kam marrë më keq se kaq, në bo**e dhe kam vazhduar ashtu siç duhet të luftojë një boksier. Pastaj Dubois e futi në shishe kur u ul. Të dy janë dorëheqës. E provuar”, tha Fury.

Usyk më befasoi sepse mendova se ishte një luftëtar. Tani e dimë që ai nuk është. Nuk do ta ndaloja duelin me një goditje trupi. Do ta hidhaj me KO me një grusht në mjekër. Ai kurrë nuk do të ngrihej ashtu siç bëj unë gjithmonë nëse më hedhin në tapet. Nëse zënka ndodh ndonjëherë, ai do të duhet të vijë tek unë si njeriu i vogël që është”, u shpreh me tej boksieri britanik.

Pas asaj që pamë në atë duel, tani Usyk nuk mund të presë një pjesë të madhe të parave. Një ku*vë nuk mund të vijë në tryezën e të pasurit dhe të presë të njëjtën marrëveshje. Unë do ta bëj duelin, ndoshta përsëri në Mbretërinë Saudite, nëse ai është i gatshëm ta marrë atë në kushtet e duhura. Por a e dëshiron vërtet? Apo do të gjejë dikë që të marrë përsëri kikirikë, siç bëri kundër Dubois? Do ta shohim. Nëse ai nuk e pëlqen “Mbretin Cigan”, unë kam projekte të tjera të mëdha”, tha Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit