Fury rikthehet në origjinë, shton ndjeshëm peshë për revanshin ndaj Usyk për të synuar fitoren

16 Dhjetor 2024
12:57
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury do të peshojë më shumë në revanshin e 21 dhjetorit ndaj Oleksandr Usyk krahasuar me duelin e parë që dy boksierët zhvilluan në maj të këtij viti. Këtë gjë e konfirmuan fotot e fundit, që tregojnë një transformim të trupit të ish-kampionit të botës në peshën e rëndë.

Përpara se të pësonte humbjen e tij të parë në karrierë si profesionist kundër ukrainasit, Fury u përball me ish-kampionin e UFC-së, Francis Ngannou. Në atë sfidë ai peshonte 125kg, por për duelin me Usyk britaniku punësoi një nutricionist për ta ndihmuar atë të dobësohej. Ai peshonte 118kg në atë përballje.

Së fundi, Fury ndau një foto në Instagram ku dukej se kishte shtuar peshë nga përballja e parë, duke shkaktuar jo pak shqetësim te fansat e tij. Burime nga kampi i Fury konfirmojnë se për revanshin që zhvillohet këtë fundjavë ai pritet të kapë sërish peshën e 125kg. Pra, ai pritet të peshojë 7-8kg më shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit