Fury stërvitet me ish-kampionin e botës në prag të duelit me Wilder

24 Qershor 2021
10:13
Telesport
back button

Boksieri britanik Tyson Fury, kampioni i botës në peshën e rëndë (kategoria WBC) vijon përgatitjet për duelin e 24 korrikut ndaj amerikanit Deontay Wilder. Kjo sfidë do të zhvillohet në Las Vegas.

Britaniku ka gjetur një aleat të fortë në përgatitjet për këtë duel, ish-kampionin e botës në këtë Divizion, neo-zelandezin Joseph Parker (kategoria WBO). Parker është bërë pjesë e kampit të Fury për këtë duel, duke u stërvitur së bashku.

Dy boksierët po stërviten së bashku në Las Vegas, teksa kanë pjesë të stafeve të tyre trajnerin e përbashkët Andy Lee. “Është një djalosh me energji pozitive, që të frymëzon. Më vjen mirë që ai është me mua në këtë përgatitje”, tha Fury.

Është një boksier që më frymëzon dhe ka një energji të madhe përreth. Të dy po stërvitemi fort, po shkojmë deri në limit, duke grushtuar fort”, u shpreh Tyson Fury, i pamposhtur në ring.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit