Fury tallet me kampionin e botës: Humbi çdo raund ndaj një plakushi

28 Nëntor 2019
14:43
Telesport
back button

Deontay Wilder mbrojti titullin kampion bote në peshën e rëndë, duke mundur me “KO” në raundin e shtatë kubanezin 40-vjeçar Luis Ortiz. Amerikanit i mjaftoi një grusht pë të hedhur në tapet rivalin, ndërkohë që Ortiz po e dominonte duelin deri në ato momente. Tashmë për Wilder afrohet revanshi me Tyson Fury, që në një deklaratë për mediat nuk i ka kursuar kritikat për kampionin e botës.

Wilder ishte si një palaço në ring, pasi i humbi të gjitha raundet ndaj Ortiz deri në ato momente. Dhe të mendosh se përballë kishte një plakush, që uli ritmin për shkak të moshës. Me mua nuk ka për të patur asnjë shans të fitojë. Nuk ia doli dot herën e parë dhe jo më tani. Bëhu gati për 22 shkurtin”, tha Fury. Sfida e parë mes Wilder dhe Fury, në dhjetor të 2018-ës, u mbyll në barazim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit