Futboll i çmendur, oferta për El Shaarawy është jashtë logjike

24 Qershor 2019
23:48
back button

Që futbolli është futur në një rrugë qorre, këtë tashmë thuajse të gjithë e shohin, por askush nuk merr ndonjë masë për të ulur dallgën e shpenzimeve absurde dhe matanë çdo logjike. 

Lojtarë normalë që kërkojnë dhe firmosin kontrata faraonike, klube që detyrohen të shpenzojnë shifra anormale për të rivalizuar klube të tjerë që punojnë me para sheikësh apo para nga Kina, shumë shpejt tullumbacja do të plasë. 

Sot në Itali mediat raportojnë për një ofertë të pabesueshme nga Kina për sulmuesin e Romës Stephane El Shaarawy. 

Shanghai Shenhua i ofron italianit 12 milionë euro në sezon dhe është gati të bisedojë me Romën, edhe pse kontrata e Faraonit skadon pas 1 viti. Roma kërkon 20 milionë euro, shifër e madhe për një sulmues që ka kohë që nuk është më pjesë e formacionit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit