“Futbolli ka ndryshuar para 4 ose 5 vitesh”, kritika e Fabregas: Tani është numra dhe GPS…

27 Mars 2022
12:41
Denis Hakanaj
back button

Cesc Fabregas, mesfushori i Monaco, ka dhënë një intervistë të gjatë për Marca-n. Një karrierë shumë e rëndësishme për spanjollin që i ka provuar në kurrizin e tij ndryshimet në botën e futbollit.

Duke analizuar ndryshimet dhe zhvillimin e sistemit të futbollit, futbollisti i datëlindjes 1987-të, ka thënë:

“Futbolli ka ndryshuar shumë, me të vërtetë shumë. Besoj se ndryshimi ka filluar katër ose pesë vite më parë dhe është shumë i dukshëm. Kam patur trajnerë të ndryshëm dhe disa gjëra më kanë ndodhur jo me një ose dy, por me katër ose pesë”, ka thënë Fabregas.

Më pas ka shtuar:

“Bëhet fjalë për metodologji që janë të bazuara te shumë automatizma, në të cilat trajneri të thotë deri në çfarë pike mund ta pasosh topin në çdo moment. Lojtari duhet të jetë i pozicionuar në një vend të caktuar. Kështu lind një lojë prej roboti.

“Më pas është loja GPS. Shumë trajner janë të fiksuar pas numrave. Nëse nuk bën numra të caktuar, nuk je gati për të luajtur dhe nëse pushon duhet të bësh numra të caktuar për të ruajtur nivelin. Unë, në këtë kuptim, jam pak i ‘shkollës së vjetër’.

“Kam jetuar momente të mëdha, etapa të mëdha të karrierës sime në të cilat kam bërë sezone të mëdha pa stërvitje. Ndërsa tani duket se nëse nuk stërvitesh në një mënyrë të caktuar, nuk mund të jesh mirë. Është gjithçka e bazuar te shkenca, numra dhe GPS”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit