Inter do të presë pas pak në “San Siro” holandezët e Feyenoord, në ndeshjen e kthimit në Champions League. Zikaltrit kanë marrë një lajm të keq pak minuta para ndeshjes.
Stefan de Vrij është lënduar gjatë nxehjes dhe në vendin e holandezit, Simone Inzaghi ka caktuar “veteranin” Francesco Acerbi-n. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të mbrojtësit holandez, gjë që do të mësohet në orët në vijim.
Inter vjen në këtë takim pas fitores 0-2 javën e kaluar në Rotterdam. Pjesa tjetër e formacionit nuk ndryshon nga ajo e publikuar pak më parë: Sommer; Pavard, De Vrij (Acerbi), Bisseck; Dumfries, Frattesi, Hakan Çalhanoğlu, Mkhitaryan, Carlos Augusto; Thuram, Taremi.







