Futbollisti kurorëzon Mihajlovic: Më ka mësuar më shumë sesa Van Gaal

30 Maj 2020
11:23
Alfred Lleshi
back button

Ai lindi në Mynih dhe u rrit në radhët e Bayernit, por kurrë nuk debutoi dot në Bundesliga. Nicola Sansone duhej të priste transferimin në Itali, më 2011, për të bërë kapërcimin e madh cilësor. Pasi shpërtheu me Crotone, gjatë karrierës së tij veshi edhe fanellat e Parma, Sassuolo dhe Villarreal, përpara se të bashkohej me Bologna.

Duke folur për “La Gazzetta dello Sport”, ai komentoi kthimin në futbollin e luajtur dhe shpjegoi pse në Gjermani ishte e mundur të fillohej më herët: “Atje kanë më shumë fonde, më shumë organizim dhe janë më të rregullt. Në Gjermani kishin më pak frikë se ne, gjithashtu ngaqë të infektuarit dhe vdekjet ishin më të ulëta.

Sigurisht, kishin më shumë vende të kujdesit intensiv sesa në Itali dhe për këtë arsye, struktura të forta shëndetësore. Edhe sektori i futbollit, pra, është përpara. Po jap një shembull: babai dhe vëllai im luajnë në një nivel amator, në Mynih, në një klub të themeluar nga një zotëri italian në vitet ’70. A e dini se çfarë kanë në dispozicion? Një qendër sportive. Në nivel amator, kjo është e paimagjinueshme në Itali”.

Midis trajnerëve që pati në karrierën e tij, spikasin Van Gaal dhe Sinisa Mihajlovic. Samsoni zbuloi se cili nga të dy e ka mësuar më së shumti: “Sinisa. Nuk ka humbur asgjë me Van Gaal. Unë isha një fëmijë…, ai më mori në stol me Bayern Munich, ishim duke fituar 3-0 me Freiburg, por nuk ma mundësoi debutimin në Bundesliga. As edhe një minutë nuk më aktivizoi. Akoma më shqetëson ky fakt, edhe sot”.

Lojtari ofensiv i Bologna shpjegoi sesi e përmirësoi Mihajloviç: “Përveç anës taktike, më ka përmirësuar edhe si karakter. Më ka injketuar dëshirën për më shumë, gjithmonë. Duke parë atë, sëmundjen që kaloi, Sinisa iu dha të gjithëve një mësim të madh për jetën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit