Futbollisti me klauzolë 1 miliard euro rrezikoi jetën në “Camp Nou”, zbulohet gjendja e tij në spital

11 Maj 2022
9:04
Alfred Lleshi
back button

Ronald Araujo duhej të transferohej në Spitalin e Barcelonës, pas një përplasje kokë më kokë me Gavi, në ndeshjen Barça-Celta të martën. Klubi katalanas lëshoi ​​një deklaratë zyrtare mjekësore, në të cilën u raportua se Araujo “ka pësuar shok dhe është transferuar në spital për të kryer analiza shtesë”.

Kjo është arsyeja pse pritet që pas këtyre testeve, klubi të lëshojë një deklaratë të re mjekësore me shkallën reale të dëmtimit të kokës së qendërmbrojtësit uruguajan.

Skena rrëqethëse ka ndodhur në minutën e 65-të të ndeshjes. Lenglet përfundoi duke zëvendësuar Araujo, pasi ambulanca dhe barela hynë në fushën e lojës pas gjesteve të lojtarëve që kërkonin ndihmë urgjente.

Araujo u largua nga “Camp Nou” i ndërgjegjshëm dhe do të mbahet nën vëzhgim nga mjekët. Duke folur pas ndeshjes, trajneri Xavi Hernandez u shpreh për rastin që shkaktoi tmerr në “Camp Nou”:

“Mund të jemi të gjithë të qetë. Mjekët na konfirmuan se është i vetëdijshëm dhe do të kalojë disa orë në spital për analiza më të detajuara. Na trembi shumë, por tani është mirë dhe gjithçka kaloi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit