Futbollit shqiptar i duhen 8′ për të rikthyer emocionet, zhbllokohet rezultati në 3 stadiume (VIDEO)

3 Qershor 2020
17:34
Telesport
back button

Kampionati shqiptar ka rinisur ditën e sotme pas thuajse 3 muajsh pushim dhe java e 27-të menjëherë ka pasur gola dhe shkëndija: rrjeta e parë pas pandemisë është e Gavazajt.

Asisti i Kotobellit i ka dhënë mundësi sulmuesit ta dërgojë topin në rrjetë në sfidën Kukësi-Luftëtari pas 8 minutash lojë. Ndërkohë, pas dy minutash, por në një fushë tjetër, Teuta fitoi penallti dhe Kallaku realizoi avantazhin ndaj Laçit në fushën e kurbinasve.

Gol edhe për Tiranën, me futbollistin e dalluar këtë sezon, Cobbinah, që ka mrekulluar me rrjetën e tij Bylisin në Ballsh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit