“Gabova që shkova te Milani, duhej të pranoja ofertën e Ajax”

10 Tetor 2019
8:22
Telesport
back button

Në verën e vitit 2014, bëri bujë transferimi i një djaloshi 16-vjeçar te Milani. Bëhet fjalë për marokenin Hachim Mastour, që u prit me bujë. Madje asokohe ai lunate me kombëtaren U-16 të Italisë (tani luan me Marokun). Gjithsesi, ky transferim nuk dha atë rezultat që pritej, pasi lojtari, sot 21 vjeç, nuk luajti asnjë ndeshje zyrtare me kuqezinjtë. Sot ai aktivizohet në Greqi me ekipin e Lamia.

Duke kujtuar atë periudhë, Mastour kujton: “Buja mediatike që u përhap asokohe ishte e dëmshme për mua. U ktheva më shumë në një person nga i cili mund të përfitohej ekonomikisht se sa të rritesha teknikisht. Kjo pengoi në rritjen time si sportist”.

Hachim Mastour

Unë te Milani kalove shumë mirë, ai klub ishte si një familje për mua. Gjithsesi, në atë moshë duhej të kisha zgjedhur një ekip që u jep më shumë mundësi të rinjve, si Ajax, që do të më mbante larg mediave. Ata më kishin kërkuar. Ose të luaja në një ekip të dorës së dytë”, tha Hachim Mastour.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit