Gafë e pabesueshme nga Messi, Martinez shpëton Argjentinën (Video)

5 Korrik 2024
9:14
Denis Hakanaj
back button

Lionel Messi humbi penalltinë e tij gjatë sfidës së Argjentinës kundër Ekuadorit në Kupën e Amerikës, teksa tentoi një Panenka.

Argjentina siguroi vendin e saj në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës pasi mposhti Ekuadorin me penallti.

Mbrojtësi i Manchester United Lisandro Martinez zhbllokoi ndeshjen dhe Argjentina ishte duke kryesuar deri në minutën e 91-të kur Kevin Rodriguez shënoi golin e barazimit.

Takimi shkoi me penallti dhe ishte tetë herë fituesi i Topit të Artë ai që u paraqit i pari te pika e bardhë.

Megjithatë, Messi nuk arriti të gjente rrjetën teksa Panenka e tij përfundoi në traversë.

Heroi i Albiceleste ishte portieri i Aston Villas, Emiliano Martínez, i cili priti dy penallti.

Argjentina do të kthehet në fushë të mërkurën kundër fituesit të Venezuela-Kanada.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit