Gjysmëfinalja e dytë e Euro 2024 është ajo mes Holandës dhe Anglisë, ndeshje që do të luhet sot në mbrëmje në Dortmund. Sulmuesi i “tulipanëve”, Cody Gakpo, foli sot për mediat për këtë ndeshje delikate, që do të përcaktojë finalistin e dytë.
“Ata janë një ekip i shkëlqyer, që kanë lojtarë të shkëlqyer lojtarët, por edhe ne jemi një ekip që ka shumë kampionë. Do të jetë padyshim një ndeshje e shkëlqyer, e bukur dhe emocionuese deri në fund”, tha Gakpo.
Ai pranoi se rreziku numër 1 do të jetë mesfushori me tipare sulmuese Jude Bellingham: “Ai po kalon një sezon të shkëlqyer, është një lojtar me klas dhe shënoi një gol fantastik kundër Sllovakisë”.
“Jude është një lojtar për të cilin duhet të kujdesemi në veçanti, por ne kemi edhe lojtarë të tjerë që duhet t’i mbajmë në sy. Anglia është një ekip i fortë dhe jo rastësisht janë këtu në gjysmëfinale”, tha Gakpo.
“Ne jemi gati, kemi një ekip të mirë me shumë kampionë që luajnë në Angli dhe e njohin mirë skuadrën e tyre. Duhet kujdes, pasi tashmë çdo gabim kushton shumë, por mendoj se kemi grupin e duhur për t’ia dalë mbanë”, u shpreh Gakpo.