Në sezonin e tij të tretë me fanellën e Liverpool, anësori holandez Cody Gakpo shprehet se ka ardhur koha që skuadra e “reds” të synojë më shumë. Ekipi i drejtuar nga një tjetër holandez, Arne Slot, kryeson renditjken e Premier League.
“Po paraqitemi mirë edhe pse jemi ende vetëm në fillimin e sezonit. Objektivi ynë është të paraqitemi mirë kudo dhe të fitojmë kudo. Mendoj se ka ardhur koha që të fitojmë kudo që luajmë, pasi i kemi mundësitë”, tha Gakpo.
Në 89 ndeshje me fanellën e Liverpool, mesfushori i krahur ka ralizuar 25 gola, duke qenë një lojtar lider si në kohën kur në stol ishte Jurgen Klopp ashtu dhe tani edhe pse nuk ka shënuar ende në Premier këtë sezon, ai ka dhuruar paraqitje të mirë.
“Detyra ime është të ndihmoj skuadrën të luajë sa më mirë, duke ndihmuar të tjerët të shënojnë. Nëse e bëj vetë këtë gjë do të ishte edhe më e bukur për mua, por rëndësi ka suksesi i ekipit”, u shpreh 25-vjeçari.
“Këtu ndihem mirë, pasi kemi një ekip ku lojtarët mbështesin njëri-tjetrin. Kjo na ndihmon shumë dhe tani kemi nisur një epokë të re me trajnerin e ri. Paraqitjet e deritanishme janë shpresëdhënëse për të ardhmen. Uroj të vazhdojë kështu”, tha Gakpo.