Sulmuesi holandez Cody Gakpo u emërua MVP i ndeshjes që kombëtarja e vendit të tij fitoi 3-0 kundër Rumanisë. Për të, një gol dhe një asistim që shtojnë gëzimin e arritjes në çerekfinale.
“Kemi luajtur një ndeshje të mire dhe e merituam fitoren. Jo vetëm kaq, por kemi bërë një reagim të madh krahasuar me ndeshjen e fundit dhe jam i kënaqur”, u shpreh lojtari i Liverpool në Premier League.
“Pas ndeshjes së fundit duhej një reagim dhe mendoj se paraqitja jonë ndaj Rumanisë ishte një hap i madh në drejtimin e duhur. Ne u mbrojtëm si ekip dhe ishim agresivë. Jam i lumtur që fituam dhe mendoj se bëra një ndeshje të mirë”, tha Gakpo.
“Fryma e performancës sonë ishte të sakrifikonim për njëri-tjetrin dhe mendoj se kjo gjë do të shihet edhe në sfidat e tjera. Tani mendoj se do të na shohin me një sy tjetër, duke patur më shumë frikë nga ne në Euro 2024”, tha sulmuesi holandez.