Galtier e hidhëron shumëfish Interin, i jep lajmin që nuk do donte ta dëgjonte për Skriniar

28 Janar 2023
9:03
Alfred Lleshi
back button

Ka vetëm një siguri: Skriniar nuk rinovon me Interin. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Se ku, kur dhe me kë do ta vazhdojë karrierën, mbetet ende enigmë. Le të fillojmë me kohën: gjithçka na bën të mendojmë se përtej vështirësive të supozuara, sllovaku do të qëndrojë në Milano deri në qershor. Para së gjithash, nuk është e përshtatshme për të që të ndryshojë klub tani.

Si lojtar i lirë ai do të jetë mjeshtër i çmimit të tij, do të jetë në gjendje të fitojë para në maksimum nga përfitimet që rezultojnë. Dhe nga ana tjetër, PSG, destinacioni i tij më i mundshëm, gjithashtu nuk ka ndërmend të shpenzojë asnjë euro për të në merkaton e dimrit. Zërat për një ofertë të supozuar për Interin prej 10/15 milionësh, jo vetëm që nuk konfirmohen, por në fakt janë mohuar nga vetë qarqet pariziene.

Operacioni u përjashtua kategorikisht nga Christophe Galtier, trajneri i PSG-së, i cili nuk u zhbilancua kurrë për temën e Skriniar: “A pritet ta përforcojmë skuadrën tani me një mbrojtës? Mendoj se pyetjet në lidhje me tregun e transferimeve duhet t’i bëhen presidentit, sektorit të sportit, Luis Campos. Unë jam absolutisht i përqendruar te fusha.

Sinqerisht, pastaj, ju kam thënë tashmë se do të operonim vetëm nëse një lojtar largohet. Kështu që tani duam të gjejmë një lojtar në sulm, në krahun e djathtë. Ne do të shohim nëse mund ta gjejmë atë lloj lojtari të veçantë apo nuk do të vijë askush”.

Pra, nuk ka Skriniar në janar. Në qershor atëherë? E mundshme, e mundshme, pothuajse e sigurt. Por… Po, ka një por… Sepse nëse është e vërtetë ajo që kemi lexuar tashmë për një marrëveshje 5-vjeçare me vlerë 9 milionë euro në sezon, ai do të largohet falas për të rritur bonusin më të konsiderueshëm të nënshkrimit.

Gjithmonë nga Franca, disa media shkruajnë se mbrojtësi i Interit po negocion edhe me klube të tjera dhe se në veçanti ka marrë një ofertë shumë më fitimprurëse nga një skuadër e Premier League.

Thashetheme që lidhen edhe me atë që deklaroi Roberto Sistici, agjenti i Skriniar, i cili për destinacionet e ardhshme të klientit të tij kishte përjashtuar se gjithçka ishte vendosur tashmë dhe mbi të gjitha interesohej vetëm PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit