Galtier flet hapur, tregon si ndihem Messi dhe Mbappe te PSG: Ja e ardhmja e të dyve

26 Nëntor 2022
7:45
Alfred Lleshi
back button

Christophe Galtier, trajneri i PSG-së, në intervistën e tij për “Marca”, foli edhe për të ardhmen e dy yjeve të tij Mbappe dhe Messi: “Nuk mendoj se Messi do të ketë motivime të ndryshme pas Kupës së Botës.

Ka shumë parametra për t’u marrë parasysh. Gjëja e parë që duhet ditur është nëse ai dëshiron të vazhdojë, edhe nëse disa vendime merren nga lojtari dhe nga Luis Campos (drejtori sportiv)”.

Po për Mbappe?
E njëjta situatë si Leo. Kur një lojtar është i lumtur në një vend, ai nuk ka arsye të largohet. Nëse lojtari kënaqet në fushë dhe ndjen se është në një ekip që mund të fitojë gjëra të mëdha, nuk ka arsye të largohet.

Si keni arritur ta mbani atë?
Nuk ka të bëjë me paratë. Unë mendoj se ai thjesht e do PSG-në dhe e shijon. Nëse është i lumtur, pse nuk duhet të luajë këtu sezonin e ardhshëm?

Cila është gjëja që ju ka bërë më shumë përshtypje deri tani në Champions?
Çfarë befasie të shohësh skuadra si Juventus, Atletico Madrid dhe Barcelona të eliminohen nga Liga e Kampionëve qysh në fazën e grupeve. Skuadrat më bindëse për momentin janë Napoli dhe Bayern Munich, dy rrugëtime të pabesueshme. Vendi i dytë në grup? E rëndësishme ishte kualifikimi. Pas shortit të gjithë menduan se do të ishte më e lehtë, por nuk ishte kështu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit