Galtier i shqetësuar: Nëse vazhdojmë kështu do të kemi probleme

30 Tetor 2022
9:01
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain ka pasur më vështirësi nga sa pritej në ndeshjen e kampionatit të luajtur të shtunën kundër skuadrës modeste të Troyes, e mundur 4-3 në Parkun e Princave.

Pavarësisht tri pikëve të marra falë golave të Soler, Messi-t, Neymar dhe Mbappe, tre golat e pësuar nuk kanë qenë një sinjal i mirë dhe trajneri Galtier nuk e ka fshehur shqetësimin.

“Skuadra ka qenë shumë e zhbalancuar që nga fillimi i ndeshjes. Kemi fituar pak topa, sa herë që kemi pasur një duel e kemi humbur dhe i kemi dhënë shumë hapësira Troyes, që na e ka bërë të vështirë ndeshjen”, ka thënë Galtier për RMC.

“Në aspektin e mbrojtjes, kam parë shumë gabime, shumë vendosje të këqija në goditjet e dënimit. Duhet të punojmë për këtë dhe do t’i kushtojmë shumë kohë. Nëse do të na duhet të shënojmë katër gola për të fituar gjithmonë, atëherë do të jetë e vështirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit