Game-Set-Match! Bayern Munich hakmerret me ekipin që dikur i eliminoi nga Kupa. Harry Kane si “uragan”, kalon Haaland (VIDEO)

14 Shtator 2024
20:28
Telesport
back button

Bayern Munich zbavitet dhe e bën ndaj një skuadre që dikur i eliminoi nga Kupa e Gjermanisë, Holstein Kiel, me penallti. Një fitore tenistike e djemve të Kompany në javën e tretë të Bundesligas me një super Harry Kane që tashmë ka shkuar në +50 gola/asist kontribut në vetëm 35 ndeshje, teksa këtë rekord e mbante Erling Haaland pas 43 ndeshjesh.

Një Bayern që sot ka treguar direkt se do të ishte një pasdite aspak e qetë për vendasit të sapongjitur këtë sezon në Bundesliga. Menjëherë kalojnë 15 sekonda dhe Musiala dërgon topin në rrjetë. Më pas Harry Kane dyfishon shifrat. Goli i tretë vjen nga goditja e Gnabryt që devijohet dhe konsiderohet autogol.

Por, është dita e sulmuesit të Anglisë që shënon golin e katëet për Bayern. Vendasit shënojnë një gol nderi teksa ka festë edhe për Olise, ndërsa në fund vula e rezultatit tenistik 1-6 vjen sërish nga Kane që merr topin në shtëpi.

Pas tre ndeshjesh, Bayern ka 9 pikë në renditje pasi ka fituar të gjitha me një golaverazh total prej 11 golash të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar. Ndërkohë, po sot në Bundesliga kampionët në fuqi të Leverkusen fituan me rezultatin e thellë 4-1 në fushën e Hoffenhaim, ku Boniface dhe Wirtz dhuruan spektakël.

Barazim për Leipzig ndaj Union Berlin. Fitore jashtë fushe për Stuttgart me rezultatin 3-1 ndaj Borusia Gladbah. Gjithashtu fituan Frankfurt jashtë fushe dhe Freiburg brenda fushe.

GOLI I 0-1 (VIDEO)

GOLI I 0-2 (VIDEO)

GOLI I 0-3 (VIDEO)

GOLI I 0-4 (VIDEO)

GOLI I 0-5 (VIDEO)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit