Gara për vendin e katërt dhe për mbijetesën: Fitojnë Juventus dhe Roma, 4 ekipe për të mos rënë në Serie B

18 Maj 2025
23:08
Telesport
back button

Emocione pa fund në ndeshjet e javës së 37-të në Serie A, jo vetëm te dy sfidat në garën për titull, por edhe për verdiktet e tjera, për vendin e katërt dhe për mbijetesën.

Juventus bëri detyrën duke fituar 2-0 në shtëpi ndaj Udineses me golat e Gonzlaez dhe Vlahovic në pjesën e dytë. Bardhezinjtë e Tudor mbrojnë vendin e katërt me 67 pikë, 1 pikë më shumë se Roma.

Verdhekuqtë e drejtuar nga Claudio Ranieri fituan në “Olimpico” 3-1 ndaj Milan, me golat e Mancini 3′, Paredes 58′ dhe Bryan Cristante 87′. Për Milan barazoi përkohësisht shifrat 1-1, Joao Felix. Kuqezinjtë luajtën për më shumë se 70 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Santiago Gimenez, i cili goditi me bërryl në krahahor Mancini-n.

Javën e fundit, Juventus luan në transfertë ndaj Venezia-s, ndërsa Roma në transfertë ndaj Torinos. Me barazimin e marrë sot ndaj Inter, Lazio renditet e gjashta me 65 pikë, vend që të dërgon në Conference League.

Garë e fortë edhe për fundin e tabelës, ku janë të paktën 4 ekipe në garë për të mos rënë në Serie B, ku më të rrezikuarat janë Empoli dhe Lecce.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit