Gara për Xhakën, Milan sfidohet nga klubi i Premier League

14 Nëntor 2019
22:37
back button

Milan gjen një konkurent anglez për në garën për të nënshkruar me mesfushorin Granit Xhaka. Futbollisti i përfaqësueses së Zvicrës do të largohet nga Arsenal, që nuk i fal atë episod në të cilin futbollisti me kombësi shqiptare u bë protagonist me tifozët e “Topçinjve” gjatë ndeshjes ndaj Crystal Palace.

Kuqezinjtë janë favoritë për të siguruar shërbimet e Xhakës, aq sa nga Zvicra raportojnë se mesfushori ka nisur të kërkojë për shtëpi në Milano. Ndërkohë, raportimet nga Anglia, bëjnë me dije se në garë për futbollistin e Arsenal është futur së fundmi edhe një ekip nga Premier League, Newcastle, sikurse njofton “Telegraph”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit