Gareth Southgate u “xhindos” me te gjithe pasi taktikat e tij u zbuluan tri ditë përpara se Anglia të dilte ballë për ballë me Zvicrën në çerekfinale, ndërsa ka frikën që mund t’i ndodhin edhe tani ndaj Holandës në gjysmëfinale. Trajneri i Tre Luanëve ndryshoi formacionin e tij për përballjen, me skuadrën e tij që përfundimisht fitoi ndeshjen pas gjuajtjeve të penalltive.
Southgate është vënë nën kritika gjatë gjithë turneut për shkak të paraqitjeve të dobëta të Anglisë dhe mungesës së golave. Dhe ish-mbrojtësi ndërmori një veprim befasues kundër zviceranëve pasi u rikthye në formacionin 3-4-2-1.
Por pas ndeshjes, ai ka vënë në shënjestër mediat teksa shpjegoi gjatë konferencës së tij për shtyp pas ndeshjes: “Plani ynë taktik për lojën u zbulua edhe tri ditë më parë, mund të zbulohet edhe tani. Jetojmë në një botë të mahnitshme ku është kaq e vështirë për ne, sepse çdo element surprizë që mund të keni me kundërshtarin është zhdukur tri ditë më parë. Është vërtet e pabesueshme”.
Southgate bëri një ndryshim në formacionin e tij fillestar kundër Zvicrës pasi mbrojtësi i Aston Villas, Ezri Konsa, hyri për të zëvendësuar Marc Guehi të pezulluar. Ndërkohë, Bukayo Saka u rreshtua në krahun e djathtë pasi pritej të luante në të majtë.