Gati firmosi me Milanin, Ralf Rangnick largohet zyrtarisht nga Red Bull!

31 Korrik 2020
16:22
Telesport
back button

Ralf Rangnick i thotë lamtumirë Red Bull. Menaxheri vendosi të përfundojë marrëveshjen që e lidhi me Leipzig një vit më parë: “Tani është koha e duhur për të përfunduar punën time me Red Bull – tha trajneri i cili kishte qenë një hap larg nga Milani përpara rinovimit të Stefano Pioli.

“Dua të falënderoj të gjithë punonjësit dhe veçanërisht Mateschitz për përkrahjen dhe besimin. Ata më dhanë të bëj diçka këtu në vitet e fundit, për të ndërtuar diçka unike. Red Bull Soccer është një organizatë shumë e suksesshme që pozicionohet në në një mënyrë të shkëlqyer në të gjithë botën. Ishte një nder i madh dhe një krenari që kontribuova për këtë. Unë dua të dërgoj urimet e mia të sinqerta për të ardhmen për të gjithë Bull Bull”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit