Gati gjyqi për shpifjet, Strakosha futet mik për shqiptarin

31 Maj 2020
14:45
Eraldo Harlicaj

Portieri i Lazios, Thomas Strakosha, ka folur në lidhje me dëmtimin e tij për “Fan2One”, por dhe për lajmin e rremë të përhapjes së COVID-19. Portieri shqiptari tha se është mirë. “Falë Zotit jam mirë, por ndonjëherë njerëzit flasin shumë. Kur vjen fjala për shëndetin nuk është e drejtë të flitet.

“Avokati im po merret me deklarata të tilla, ndërsa unë jam mirë dhe po stërvitem”, – tha Strakosha në lidhje me deklaratën e ish-futbollistit Massimo Brambati që deklaroi se shqiptari ishte prekur nga COVID-19. “Gardiani” shqiptar hodhi poshtë zëra të tillë dhe duket se do i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.

Kampionati – “Ne jemi afër Juventusit dhe ne shpresojmë të fitojmë titullin kampion. Ne jemi duke u përgatitur për këtë ëndërr. Pushimi i kampionatit? Pushuam për 3 muaj dhe nuk ka ndodhur më parë. Do të jetë e vështirë për të gjitha skuadrat në aspektin fizik. Nuk do të jetë e lehtë të kthehesh në formë, ndeshjet nuk do të jenë njësoj”.

Rashica – “Është një lojtar dhe një djalë fantastik. Nëse vjen këtu do të na jepte një dorë të madhe. Ai e di se çfarë duhet bërë në fushë”, – tha Strakosha për Rashicën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit