Më në fund El Clasico, sfida e sfidave, e shumëpritura, për të matur forcën dhe për të parë nëse Real Madrid apo Barcelona sivjet do të japin një sinjal të fortë. Por, gjithashtu, edhe pse jemi ende në fillim të sezonit, një mesazh do të ishte me shumë vlera: forma e ekipeve dhe potenciali.
Në një ndeshje ku mund të ndodhë gjithçka dhe ku janë 3 rezultatet mbi tavolinë, spektakli pritet të mos mungojë sidomos sepse yjet janë të shumtë.
Në një krah, djemtë e Ancelottit që vijnë pa humbje prej 42 ndeshjesh radhazi në La Liga dhe duan pikërisht të kapin rekordin e Barcelonës me 43 ndeshje radhazi, në anën tjetër djemtë e Hansi Flick që këtë sezon kanë qenë deri tani makineri golash dhe askush si ata në top 5 kampionatet, por që kanë një humbje, atë ndaj Osassuna.
Duel brenda dueli do të jetë edhe derbi brazilian, samba e Vinicius Jr me hat-trick në Champions në sfidën e fundit, por edhe Raphinha, i cili gjithashtu u përgjigj me tri gola në mesjavë ndaj Bayern Munich.
Do të jetë edhe dueli i talenteve, të shumtë të Reali, por edhe më të shumtë te Barcelona, mes tyre ylli i ri, Yamal, që do të luajë El Clasicon si protagonist tashmë.