Gatti dhe shalli kundër Interit, tërbohet Materazzi: Më mirë një vit si luan se 100 vite si mace…

17 Maj 2024
7:50
Alfred Lleshi
back button

Rivaliteti mes Juves dhe Interit nuk mbaron kurrë, aq më tepër nëse dikush e “pastron pluhurin” në rastin e parë. Këtë herë radha ishte e Federico Gatti, i cili sipas një imazhi që po bëhet “viral” në faqet kushtuar tifozëve zikaltër e festoi fitoren e Kupës së Italisë duke iu treguar të pranishmëve në stadiumin olimpik të Romës një shall, ku shkruhen fjalët “Inter, të urrej”.

Përgjigja më e shpejtë erdhi nga Marco Materazzi, dikush që nuk i fal kësi rastesh. Ish-mbrojtësi i Interit përdori Instagramin e tij për t’u kundërpërgjigjur: “Më mirë një vit si luan se 100 vite si mace”. Kjo është përgjigja, shoqëruar me “emoji” të ndryshëm.

Si muzikë sfondi është përzgjedhur kënga “Quarantaquattro cats” nga “Zecchino d’Oro 1968” për të mos humbur asgjë dhe personifikuar krenarinë e tifozëve të Interit përballë një sulmi në thelb të kotë. Macja, për më tepër, përfaqëson aktin e ndjekjes së një Champions League, trofe prej kohësh “mollë e ndaluar” për tifozët e Juventusit.

Immagine

Lajme të tjera

Lajmet e fundit