Gennaro Gattuso i ka habitur të gjithë, duke rruar mjekrën për herë të parë pas 22 vitesh. Trajneri italian, aktualisht në stolin e Hajduk Splitit në Kroaci, është shfaqur pothuajse i panjohshëm.
Ai është shfaqur i rruar në një video të publikuar në rrjetet sociale për të mbështetur fushatën bamirëse “Beard Auction”, e cila ka për qëllim mbledhjen e fondeve për kërkimet kundër kancerit.
Ky ishte motivi i zgjedhjes “drastike” të trajnerit italian, i cili së bashku me lojtarët e ekipit kroat vendosi ta hiqte mjekrën pas dy dekadash për një kauzë fisnike.