Gattuso e nis me përplasje me Milanin, i rrëmben objektivin e merktos

12 Dhjetor 2019
21:55
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, mund ta nisë aventurën e tij në krye të napolitanëve me një dëshirë të papritur merkatoje. Mediet italiane shkruajnë se objektivi i ri i teknikut është Lucas Torreira nga Arsenali. Mesfushori nuk po gjen shumë hapësira dhe po mendon largimin nga Londra. 

Napolitanët duan ta huazojn ë futbollistin, por në rast se “Topçinjtë” nuk pranojnë do të ishin të gatshëm të paguanin 25 milionë euro për të. Il Mattino shkruan se Napoli ka nisur lëvizjet konkrete për afrimin e 23-vjeçarit në Itali. 

Ish-lojtari i Sampdorias e njeh mirë kampionatin italian dhe Napoli duhet të mposhtë dhe konkurrencën e Milanit. “Djalli” ka shfaqur që në verë interes për lojtarin, por atëher uruguiani nuk lëvizi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit