Gattuso emocionohet, fjalia e tij për Milanin pas ndeshjes (VIDEO)

13 Korrik 2020
0:16
Telesport
back button

Rino Gattuso, trajneri i Napolit, u intervistua nga Sky Sport në post-ndeshjen e San Paolo-s, ku ekipi I tij barazoi ndaj Milanit, që për teknikun do të thotë… gjithçka!

Gattuso a Sky: "Devo arrabbiarmi con i miei ragazzi ...

“Më duhet të zemërohem … Kemi krijuar 7 raste për gol, por duhet ta shtyjmë në rrjetë. Emocioni ishte aq i jashtëzakonshëm sa nuk di të them… Ishte hera e parë që takova si kundërshtar ekipin që më bëri të bëhesha burrë dhe një lojtar i rëndësishëm”.

Mbi gabimet: “Ne lehtësisht arrijmë në 18/20 metra e fundit, krijojmë dhe akoma bëjmë shumë gabime, duhet të përmirësohemi. Problemi i vetëm është se shumë herë nuk arrijmë të shënojmë lehtë, kjo na ka prekur kohët e fundit”.

Napoli-Milan, Gattuso: "Non rispondo sui rigori, ma questo è un ...

“Milani nuk krijoi shumë raste për gol dhe ta mbaje larg zonës nuk ishte aq e lehtë sa mendohej, pasi I kemi parë në ndeshjet e fundit. E megjithatë, na shënuan dy gola”.

Dialogo Gattuso-Maldini prima di Napoli-Milan | Serie A ...

“Ju më quajtët trajner katenaçio (mbrojtje totale). Ne po përpiqemi të bëjmë diçka ndryshe, nuk jemi akoma të përsosur. Ekipi po përmirësohet në presion”.

Non poteva che arrivare contro il "suo" Milan il primo pareggio di ...

Mbi penalltitë për prekje me dorë: “Të luash futboll duart duhet të jenë të rëndësishme, nuk mund të mendoj se një lojtar duhet të luajë me duar pas shpinës, është një sport tjetër. Numrat e thonë atë. Ne duhet ta rishikojmë këtë rregull, është e pamundur të mbash duart pas. Është folur për dy vjet, por asgjë nuk ka ndryshuar ende. “

Lajme të tjera

Lajmet e fundit