Gattuso përkujton Maradonën: Ai ka vdekur, por nuk do të vdesë kurrë…

27 Nëntor 2020
9:00
Alfred Lleshi
back button

Napoli mundi Rijekën 2-0, si dedikim r Diego Armando Maradonën. “San Paolo” ishte bosh, por plot emocione, sidomos jashtë tij. Emocione që i ndjen edhe Gennaro Gattuso, i cili donte t’i bënte homazhe Diegos, teksa fliste për “Sky Sport”:

“Kam kaq shumë kujtime të mira, kam biseduar shumë herë me Diego, kam darkuar nja dy herë me të. Ai vdiq, por nuk do të vdesë kurrë. Diego bëri kaq shumë gjëra të jashtëzakonshme. Ai gabonte në jetën private, por për atë që bëri në futboll do të mbetet gjithmonë i jashtëzakonshëm”.

Trajneri i bluve shpresonte të ishte në gjendje t’i kushtonte një trofe atij, në muajt e ardhshëm: “Nga mbrëmja e kaluar në kampin stërvitor mund të shihnit që qyteti merr frymë ndryshe nga zakonisht. Këtu Diego nuk ishte vetëm ai që fitoi, por edhe krenaria e qytetit. Ne do të vazhdojmë të flasim për të. Kemi shumë angazhime, do të luajmë çdo tri ditë. Ne do ta respektojmë atë, duke shpresuar që të jemi në gjendje t’i kushtojmë një trofe të rëndësishëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit