Gavi rinovon me Barcelona, por klubi nuk e regjistron dot në La Liga, ja arsyeja

26 Janar 2023
9:11
Telesport
back button

Skuadra e Barcelonës vijon të ketë probleme të mëdha në lidhje me regjistrimin e kontratave të lojtarëve të saj në La Liga. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për blerjet e reja, por edhe për lojtarët që rinovojnë kontratën me klubin katalanas.

I tillë është edhe rsti i rinovimit të kontratës me talentin 18-vjeçar Gavi. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, drejtuesit e La Liga i kanë bërë me dije klubit “blaugrana” se rinovimi i kontratës së Gavi nuk mund të depozitiohet pranë Federatës.

Kjo, për shkak të shumës së lartë të pagesave që Barcelona ka ndaj lojtarëve dhe duhet bërë një ulje e ndjeshme të tyre. Regjistrimi i kontratës së re nuk mund të bëhet, të paktën për momentin edhe pse nga Barcelona janë larguar Gerard Pique e Memphis Depay.

Sipas “Marca”, klubi duhet të vijojë të ulë rrogat e lojtarëve apo largojë ata të tepërt për të arritur kuotën e kërkuar nga La Liga. Për sa i përket rinovimit të kontratës së Gavi, ai ka firmosur një kontratë të re që e lidh me Barcelonën deri në vitin 2026.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit