Gazeta “As” ndez merkaton: “Haaland ka një dëshirë të fshehur nga e cila nuk shmanget dot”

26 Mars 2024
19:56
Telesport
back button

Erling Haaland do të përdorë ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit si një shans për të provuar veten perballe skuadres spanjolle. Ai e sheh Man Cityn si një hap drejt Real Madridit! Kete e ka shkruajtur sot “As” teksa thekson se Haaland ka enderr te luaje ne Bernabeu pavaresisht se eshte i lumtur te Manchester City.

Blerja e Mbappe – qe prite te zyrtarizohet me vone dhe jo tani pasi ka nje pakt mes paleve dhe se Mbappe duhet te heshte pasi dy klubet, PSG dhe Real, mund te perballen ne Champions, ka frenuar gjithcka ne krahun Haaland.

Natyrisht, Manchester City deshiron te rinovoje por lojtari mund te shtyje edhe ne nje klauzole pro Real Madrid me nje shifer qe ai do ta konsideronte te denje dhe te duhur nese Perez do te merrte vendim me vone.

E gjitha kjo – sigurisht – pasi te kuptohet roli i Mbappe te Real Madrid. Me Vinicius Jr gjithashtu ne fushe, behet e pamundur te mendohet edhe afrimi i Haaland sezonin e ardhshem ose te pakten deri ne veren e vitit 2025. Por, Haaland do te prese dhe nuk nxiton…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit