Gazetari: “Nagelsmann u hoq, vjen Tuchel” Cancelo befasohet, por dyshohet se ai ishte spiuni i lajmit… (PAMJET)

23 Mars 2023
23:39
Telesport
back button

Vetëm 1 orë më parë, gazetari i mirënjohur sportiv, Fabrizio Romano zbuloi largimin e teknikut Julian Nagelsmann, nga pankina e Bayern Munich dhe zëvendësuesi i tij më i mundshëm pritet të jetë ish-tekniku i Chelsea, Thomas Tuchel.

Mirëpo, ngjarja ka eskaluar me shumë shpejtësi dhe vetëm pak minuta më parë, gazetari italian konfirmoi caktimin e Tuchel në krye të pankinës së “bavarezëve”.  Deri më tani nuk asnjë deklaratë zyrtare nga klubi gjerman apo ndonjë detaj i kontratës së mundshme me “bavarezët”, por gjithçka mbetet për t’u parë, teksa është bërë me dije se dokumentat për zyrtarizimin e Tuchel janë duke u përgatitur që sonte…

Sipas Florian Plettenberg, “shumë lojtarë ishin të vetëdijshëm te Bayern se do ndodhte shkarkimi i Nagelsmann. Tuchel ishte në listë prej javësh dhe ata ishin informuar në rrugë jo zyrtare. Ishte një çështje kohe siç është raportuar shumë herë. Tuchel jeton në Mynih prej javësh. Nagelsmann nuk ishte pjesë e stërvitjes së ekipit në ditët e fundit”

Nderkohe, i pyetur nga Kicker vete Nagelsmann ka pranuar se “po jam ne dijeni” te shkarkimit qe do te vinte. Menjehere pas ndeshjes se Portugalise se fituar ndaj Lihtenshtejn, ka folur edhe Joao Cancelo qe ka mare lajmin nga gazetari por qe dyshohet se ka qene personi qe ka raportuar i pari kete lajm te gazetari Fabrizio Romano, qe ishte i pari qe hodhi kete lajm te bujshem sonte…

Gazetari i thote se Nagelsmann nuk eshte me trajner i Bayern Munich dhe ne vend te tij vjen Tuchel.  “Nuk e dija, nuk e dija… Jam i surprizuar. Megjithate e falenderoj Nagelsmann dhe i uroj fat. Me vjen keq sepse ai me donte te Bayern dhe drejtuesit. Megjithate, tani duhet te fokusohem te puna kur te kthehem dhe me trajnerin e ri. Bayern Munich eshte nje skuader dhe klub niveli ndaj do te pergatitemi per te fituar gjithcka”.

VIDEO E CANCELO – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit