Gega beson të përmbysja: Lojtarë të përgjumur, ja ku gabuam!

12 Mars 2019
16:26
back button

Në përfundim të ndeshjes ku Partizani humbi 1-2 ndaj Luftëtarit, trajneri i “Të Kuqve”, Skënder Gega u ndal të analizojë ndeshjen. Trajneri beson se do e arrijnë kualifikimin në ndeshjen e kthimit në Gjirokastër dhe sot theksoi se u ndëshkuan nga dy episode me goditje standarde.

Favoritë por humbët Hap fals, por në kupë janë dy ndeshje. Ka mbaruar pjesa e parë, shpresojmë që atë që bëri Gjirokastra këtu ta bëjmë ne në Gjirokastër.

Kualifikimi objektiv edhe për lojtarët Lojtarët që nisën ndeshjen, që kanë kaq kohë që luajnë bashkë, edhe ata që e nisën nga stoli kanë vlera. Rëndësi ka që të mësojmë nga kjo ndeshje e humbur.

Vlerësimi i ndeshjes nga lojtarët Edhe nga lojtarët ishte ndeshje e vlerësuar, edhe pse interpretimi s’ishte ashtu si duhet. Kishim mundësi ta mbyllnim ndeshje, por u ndëshkuam në dy raste. E vlerësoj çdo ndeshje kupe apo miqësore dhe kemi humbur një ndeshje në kupë. Është vetëm pjesa e parë.

I kënaqur me përqendriminIshim të përgjumur, nuk e vlerësuam në maksimum edhe pse ua kërkova vazhdimisht lojtarëve. S’duhet të kishim panik e përgjumje, shpresoj që të na shërbejë dhe të korrigjohemi e të shohim gabimet ashtu siç janë. Do shkojmë në Gjirokastër, asgjë s’është mbyllur.

Momenti më i vështirë? – Ne kemi pas edhe humbje në kampionat, kemi ditur të reagojmë. Nuk jemi pesimistë, kemi edhe një 90 minutësh tjetër. Ekipi reagoi shumë mirë në fushë. Ngecëm, dhamë shumë krose e luajtëm në gjysmën e tyre të fushës. Futbolli kështu është, kur nuk shënon e pëson. 

Shanset e kualifikimitAq shanse sa kishte Gjirokastra për fitoren e sotme.

Do mundohemi që gjërat pozitive ti shtyjmë më lart dhe gjërat negative ti korrigjojmë. Nuk do jetë ndeshja me Teutën si kjo sot. Besoj se e kishim vlerësuar pavarësisht se u përgjumëm dhe u ndëshkuam. Nuk bëj dot parashikime.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit