“Përveç se është një gënjeshtër, ky artikull është mungesë e jashtëzakonshme respekti ndaj sportistit dhe klubit të tij, Al-Hilal. Neymar Jr. ka një kontratë me klubin saudit, është i lumtur në Riad dhe së shpejti do të kthehet në fushat e lojës për të kënaqur fansat në mbarë botën”.
Këto janë fjalët me të cilat Neymar ka komunikuar përmes rrjeteve sociale se nuk ka në plan të kthehet te Barcelona. Disa media raportuan këtë të hënë se ylli brazilian kishte kontaktuar Hansi Flick për t’u bashkuar me skuadrën katalanase këtë verë, por sulmuesi i ka përgënjeshtruar si thashetheme.
Sipas vetë Neymar, ai është i lumtur tek Al-Hilal, përveçse ka ende kontratë me skuadrën e Riadit. Gjithçka tregon se futbollisti nuk do të marrë shumë kohë për t’u rikthyer në fushat e lojës, pasi është ende duke u rikuperuar nga këputja e ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe meniskut në këmbën e majtë, dëmtim të cilin e pësoi më 17 tetor 2023 kundër Uruguajit, në kualifikueset për Botërorin 2026.
Emri i Neymar zakonisht shfaqet si një perspektivë e ardhshme për Barçën në vitet e fundit, por rikthimi i tij nuk është materializuar kurrë. Ky opsion dukej i fortë pas vitit të tij të parë te PSG dhe verën e kaluar, para se të nënshkruante për Al-Hilal.
Além de MENTIRA, esta noticia é de uma tremenda falta de respeito ao atleta e a seu clube, Al-Hilal.
Neymar Jr tem contrato com o clube saudita, está feliz em Riade e em breve retornará aos gramados para alegria de seus fãs no mundo inteiro.
.
Besides being a LIE, this article is… pic.twitter.com/XxV5GCLzJ1— Neymar Jr Site (@NeymarJrSite) August 26, 2024