Georgina “hap zemrën”, tregon pse nuk martohet me CR7 dhe shtatzëninë me… elefantin

28 Shtator 2019
13:45
Alfred Lleshi
back button

Georgina Rodríguez dha intervistën e saj të parë televizive në Itali, konkretisht për “Mediaset”. E dashura e Cristiano Ronaldos rrëfeu planet e saj të dasmës dhe foli për thashethemet më të fundit mbi shtatzëninë. Rodriguez, e cila u shfaq si një grua e përulur dhe krejt e natyrshme, tha se i japin përparësi familjes. Kur vendosin të dalin, ato janë “udhëtime të rrufeshme”. Edhe pse e re, ajo e përcakton veten si “një grua normale”, teksa është e vetëdijshme për momentin e shkëlqyeshëm që po jeton: 

“Gjithmonë kam imagjinuar të jem një grua e lumtur me burrin tim, fëmijët e mi dhe kjo është ajo që kam. Kam fëmijë të mrekullueshëm, një njeri që më do, që kujdeset për mua. Unë e dua shumë Ronaldon, kujdesem për të, e adhuroj, e admiroj. Eshtë një person shumë i mirë dhe jam e lumtur që e ndaj jetën me të”. Në një pikë të caktuar të intervistës, partnerja e sulmuesit të Juventusit zbuloi arsyen pse nuk kanë bërë ende dasmë: “Martesa është në planet tona, natyrisht, por tani kemi shumë projekte interesante të së ardhmes. Kemi katër fëmijë për t’i arsimuar, jemi shumë të përqendruar tek ato”.

Përveç kësaj, Georgina mohoi thashethemet e vazhdueshme të një shtatzënie tjetër me CR7, por me humor të mirë: “Duhet të jem shtatzënë me elefantin… Unë nuk ndalem së ngrëni, më pëlqen të ha. Ndoshta nga kjo më rritet pak edhe barku”. Georgina ka kujtuar fëmijërinë dhe një nga pasionet e saj: “Unë jam marrë me balet nga mosha 5-vjeçare deri 18 vjeçe; më pëlqente të kujdesesha për veten time”. Disa fjalë edhe për solidaritetin njerëzor: “Unë mendoj se, kur keni një zemër të mirë, ju pëlqen t’i ndihmoni të tjerët. Ashtu siç bën Cristiano, që ndihmon shumë shoqata bamirësie”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit