Georgina Rodriguez, çfarë dive në Venezia! Stuhi në rrjetet sociale për veshjen e saj (fotot)

7 Shtator 2023
14:28
Alfred Lleshi
back button

Georgina Rodriguez, protagoniste në Festivalin e Filmit në Venezia. Partnerja e Cristiano Ronaldos, e pranishme në këtë event madhor për të pestin vit radhazi, ka ecur në tapetin e kuq me një fustan të kuq.

29-vjeçarja e ka shoqëruar veshjen me doreza të bardha, e frymëzuar kështu nga pamja e Julia Roberts në filmin e famshëm “Pretty Woman”. Në këmbë, një palë këpucë të zeza me taka të larta, deri në kyçin e këmbës. Pikërisht ky kombinim i këpucëve me veshjen ka marrë shumë kritika në rrjetet sociale…

“Çfarë stili, me çizmet si striptiste”, – ka shkruar një përdorues në Instagram. “Emblema e bukurisë”, – shkroi dikush tjetër. Dhe pastaj përsëri kritika: “Shumë vulgare”, “Përveç kësaj, flokët e yndyrshëm dhe një qafë e vrazhdë”, “Paraja nuk jep elegancë dhe hijeshi”. Modelja dhe ndikuesja preferoi të mos iu përgjigjej kritikave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit