Georgina Rodriguez, partnerja prej 8 vitesh e Cristiano Ronaldos, ka rrëfyer se besonte te magjitë dhe ndjente praninë e djallit në shtëpinë e tyre në Arabinë Saudite. Në sezonin e tretë të “Soy Georgina”, dokumentari i Netflix, në të cilin flet për jetën e saj private dhe profesionale, ndikuesja dhe sipërmarrësja foli gjerësisht për realitetin jashtë Europës, pas punësimit të CR7 tek Al-Nassr.
Siç raportojnë edhe mediat spanjolle, Georgina ka pohuar në një nga episodet e reja të serialit se ka parë një prani të errët në vilën e saj të re dhe se edhe fëmijët e saj e kanë identifikuar atë si “përbindësh”.
Georgina siguroi se në shtëpinë me qira ku ata jetojnë për këtë sezon ka një gur mermeri në një mur, që duket si djall, madje fëmijët e saj kanë thënë se ka formën e një përbindëshi. Ajo pranoi se ajo pjesë e shtëpisë i jep energji të keqe, por se nuk di çfarë të bëjë, sepse nuk mund ta ndryshojë hapësirën.
“Një ditë, po haja vetëm dhe papritmas ngrita sytë e pashë një fytyrë me sy, shpatulla, brirë… U frikësova dhe thashë: Uau, duket si Satanai, – nënvizoi Georgina Rodriguez, e cila përsëriti se besonte në ekzistencën e djallit, por të jetë plotësisht i bindur se nuk do të prekë atë dhe familjen e saj. – Unë besoj te magjitë, por e di që jam shumë e mbrojtur nga Zoti”.
Në të kaluarën, Georgina Rodriguez shpjegoi se ajo është një person shumë fetar dhe shpirtëror, veçanërisht e përkushtuar ndaj Zojës Fatime.