Georgina shfaqet në top-formë pas lindjes, xhiro rrugëve të Madridit me fëmijët… në kurriz (fotot)

1 Korrik 2022
15:36
Alfred Lleshi
back button

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, mahniti me pantallona joga dhe pa grim, teksa po bënte një shëtitje me fëmijët e saj në Madrid. 28-vjeçarja është kthyer në kryeqytetin spanjoll pasi ka kaluar kohë në Mallorca dhe Ibiza me miqtë e familjen.

Ronaldo, Georgina dhe fëmijët qëndruan në një vendstrehim të madh rural, në këmbët e maleve Tramuntana gjatë pushimeve verore. Vila ka palestrën e saj, pishinën e rrethuar me palma, një fushë volejbolli në plazh, një fushë mini-futbolli; madje thuhet se ka edhe një dhomë erotike të nëndheshme.

Qëndrimi në ishull përfundoi me përplasjen e një prej supermakinave “Bugatti” të Ronaldos. Shoferi, që besohet të jetë një nga truprojat e CR7, humbi kontrollin e makinës së tij prej 1.7 milionë stërlinash dhe u përplas me një mur.

Familja e yllit portugez kaloi mjaft kohë në jahtin 5.5 milionë stërlinash të Ronaldos, ku u fotografua e veshur me bikini tërheqëse jeshile. Ndërsa partneri i saj Ronaldo përgatitet për t’u rikthyer në Manchester për stërvitjet para-sezonale, Georgina është kthyer në Madrid, ku takoi superyllin e futbollit, ndërsa punonte në një dyqan rrobash.

Sikurse duket në këto foto, Georgina është pa grim, po bën shëtitje me katër nga pesë fëmijët e Ronaldos. Georgina shihet duke shtyrë një karrocë fëmijësh, e cila me shumë gjasa mbante të porsalindurën Bella Esmerelda.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit