Giampaolo, i dëshpëruar: Nuk më pëlqeu asgjë nga ajo që pashë

25 Gusht 2019
20:48
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Milan-it, Marco Giampaolo, ka komentuar për Sky Sport humbjen e pësuar kundër Udinese-s në javën e parë të kampionatit.

“Përtej rezultatit, sepse humbja nuk është asnjëherë një gjë e mirë, nuk pashë asgjë pozitive nga ndeshja. Zakonisht mund të shikosh gjërat e mira që bën ekipi dhe ato të këqija”, ka thënë trajneri i kuqezinjve.

“Kam parë shumë gjëra për të cilat duhet të reflektoj. Zotërimi i topit duhet të transformohet në aksione sulmuese, por ndoshta nuk kemi arritur ta bëjmë këtë për meritë të Udinese-s, që di të mbrohet shumë mirë”.

“Vizioni im për Milan-in është ndryshe. Nuk është vetëm Suso dhe Castillejo, por edhe Piatek. Ai lëviz si një qendërsulmues. Suso është një lojtar i jashtëzakonshëm, por ndoshta ka karakteristika të ndryshme dhe ne duhet t’i aktivizojmë në pozicionet e tyre natyrale. Do të duhet të punojmë dhe ndoshta të ndryshojmë në 4-3-3”.

“Jemi sterilë, nuk më pëlqejnë lëvizjet që bëjmë në sulm, kjo skuadër nuk mund të luajë një futboll të tillë”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit