Giampaolo leksione me Piatek, ja modeli që duhet të imitojë

16 Korrik 2019
8:50
Telesport
back button

Një ekip që përpiqet të imponojë lojën e tij dhe të krijojë sa më shumë raste për shënim është ideale për një sulmues si Krzysztof Piatek. Në total, në sezonin e tij të parë më Serinë A, me fanellën e Genoa fillimisht dhe atë të Milanit më pas, sulmuesi polak ralizoi 30 gola në 42 ndeshje (kampionat dhe Kupë).

Gjithsesi, sulmuesi 24-vjeçar duhet të krijojë një model dhe për trajnerin e ri të Milanit, Marco Giampaolo, ky model duhet të jetë Fabio Quagliarella. Sulmuesi 36-vjeçar i Sampdoria u shpall golashënuesi më i mirë i Serisë A sezonin e fundit (26 gola në 37 ndeshje), duke qenë lider në fushë.

Quagliarella dhe Giampaolo te Sampdoria

Pikërisht këtë gjë duhet të bëjë edhe Piatek, të shënojë dhe të jetë një lider për kuqezinjtë. Trajneri Giampaolo do t’i tregojë disa sekrete sulmuesit të tij, që jo vetëm të jetë cinik para porte por edhe të punojë për skuadrën, duke dhënë asist. Quagliarella e tregoi këtë gjë, që jo vetëm di të shënojë por edhe të shërbejë për skuadrën (7 asist sezonin e kaluar).

Piatek u përshtat mirë me futbollin italian në sezonin e tij të parë në Serinë A. Tashmë duhet të tregojë se mund të bëhet një golashënues, duke punuar për skuadrën dhe duke realizuar atëherë kur i krijohet mundësia. Trajneri Giampaolo po e ndërton Milanin e ri për t’i shërbyer sulmuesit polak.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit