Giampaolo “mbrohet” pas barazimit: Ka lojtarë që nuk i kam stërvitur ende

18 Gusht 2019
10:40
Telesport
back button

Milan barazoi 0-0 në miqësoren e fundit ndaj Cesena. Pas këtij takimi, trajneri Marco Giampaolo tha: “Ka ende shumë gjëra ku duhet të punojmë edhe pse mënyra se si luajtëm ishte pozitive. Pres që edhe lojtarët e ardhur së fundi të përshtaten dhe adaptohen mirë me skuadrën. Gjithsesi, një gjë është e sigurtë: Rruga ka për të qenë shumë e gjatë”.

Më tej, trajneri Giampaolo tha: “Ideja është që të vazhdojmë në këtë rrugë edhe pse kështu rrezikojmë shumë. Loja është ambicioze dhe kërkon kohë dhe përpikmëri. Ky ekip tani jep më shumë garanci se kur nisëm sezonin, pasi kanë më shumë kohë që luajnë së bashku. Nuk më tremb fakti që më duhet kohë për të shkuar aty ku duam”.

Trajneri sqaron se aktualisht, dyshja e mbrojtjes do të jetë ajo mes Musachio dhe Romagnoli, që i japin më shumë garanci. “Nuk mendoj se skuadra është e lodhur nga faza përgatitore. Përballë kishim një ekip që ishte përgatitur mirë. Kam ende disa lojtarë që nuk i kam stërvitur më shumë se 2-3 herë, apo asnjëherë. Ndaj po pres edhe ata”, tha Giampaolo, referuar Leao, Bennacer, Kessie, Paqueta dhe Duarte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit