Gianluca Ferrero, gjithçka duhet të dini mbi presidentin e ri të Juventusit

29 Nëntor 2022
10:34
Alfred Lleshi
back button

Kush është Gianluca Ferrero, kandidati numër një për president të ri të Juventusit? Ai ka bërë kontabilistin, pedagogun, kryetarin e bashkisë dhe drejtorin e kompanive të ndryshme. Është njeriu që drejton “Exor”, kompaninë holding të familjes “Agnelli-Elkann”, që kontrollon Juventusin. Sipas medias italiane, ai do të jetë presidenti i ri i klubit bardhezi.

Ferrero, shpjegon “Exor” në një shënim, ka përvojë solide dhe aftësitë e nevojshme teknike, si dhe një pasion të vërtetë për klubin e Juventusit, të cilat e bëjnë atë personin më të përshtatshëm për ta mbajtur këtë pozicion. “Exor” do të komunikojë listën e plotë të kandidatëve për rinovimin e Bordit Drejtues brenda afateve ligjore, pra 25 ditë përpara mbledhjes së aksionarëve të datës 18 janar 2023.

Nga zgjedhja e Ferreros për presidencën bardhezi, synimi i “Exor” del në pah për të hartuar një bord të fortë për Juventusin, me profil teknik, të aftë për të trajtuar të gjitha çështjet ligjore dhe korporative në procedurat e ndryshme të hapura. Prandaj, synimi që menaxheri i ri i përgjithshëm Maurizio Scanavino të përqendrohet në vendimet operacionale dhe menaxheriale është i dukshëm.

Ferrero, i lindur në Torino më 1963, i diplomuar në Ekonomi dhe Tregti më 1988, është kryetar i bordit të audituesve ligjorë të Fincantieri, Luigi Lavazza, Biotronik Italia, Praxi Intellectual Property, P. Fiduciaria, Emilio Lavazza Editori, Gediiale dhe Lifenet. Ai mban pozicionin e auditorit ligjor në “Fenera Holding”. Po kështu është nënkryetar i bordit të drejtorëve të “Banca del Piemonte” dhe anëtar i bordit të drejtorëve të Italia Independent Group, Lol srl dhe Pygar srl.

Ndërkohë, zbulohet se në presidencën e Andrea Agnelli klubi pati luhatje të shumta, edhe financiare. Mjafton të përmendet një fakt për të kuptuar situatën te “Zonja e Vjetër”, e cila po ndryshon drejtim dhe hyn në një epokë të re: Në 5 vite, Juventusoi kaloi nga + 43 milionë euro në vit, në -250 milionë euro në vit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit