Sulmuesi i Milanit, Santiago Gimenez, përmes rrjeteve sociale reagoi ndaj kritikave për formën e tij këtë sezon: “Prej një muaji po luaja me një dëmtim në kyç, që më pengonte të jepja 100% dhe të ndihesha rehat në fushë. Me vendosmëri vazhdova ta ndihmoja skuadrën dhe të luaja, por dhimbja u rrit. Kësisoji, ka ardhur momenti të ndalem”.
Ai shtoi: “Tani duhet të përqendrohem te rikuperimi dhe të përgatitem të kthehem sa më shpejt në fushë. Zoti e ka kontrollin, faleminderit për mbështetjen, shihemi së shpejti!” Probleme lëndimi vijon të ketë ende Pulisic, prej një muaji larg fushave. Trajneri Pochettino ka vendosur që për dy ndeshjet miqësore ndaj Paraguajit dhe Uruguajit (15 dhe 19 nëntor) ta lërë pushim, duke i mundësuar rikuperim të plotë.
Edhe Gimenez, që nuk është mes të thirrurve të Meksikës, do të qëndrojë në Milanello për rikuperim dhe sigurisht do mungojë në “Tardini”. Ndërkohë, Adrien Rabiot është thirrur nag Deschamps për ndeshjet kualifikuese të Francës ndaj Ukrainës dhe Azerbajxhanit. Mesfushori, që po përpiqet të jetë gati për Parmën (por më me shumë mundësi për derbin), vjen pas një problemi me pulpën ekëmbës. Milani shpreson që Deschamps ta rivlerësojë dhe ta rikthejë te skuadra kuqezi pas konsultës me stafin mjekësor.







